08:27 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pamje:Vetura e policisë përfshihet në një aksident trafiku, në Landovicë

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Landovicë të Prizrenit, në të cilën është përfshirë një veturë e policisë.

Indeksonline sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura e dëmtuar, derisa nuk dihet nëse ka të lënduar.

Nga ky aksident në këtë pjesë janë krijuar edhe kolona.

Kujtojmë se brenda 24- orëve të fundit, u shënua edhe një viktimë në aksident trafiku./Indeksonline