07:33 / E Martë, 05 Mars 2024 / AR

Pamjet e arrestimit të Liam Mandiaro nga policia, çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother VIP

Këto janë pamjet ekskluvize nga momenti i arrestimit të Liam Mandiaro, jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, të cilat u transmetuan në Top Story.

Alket Shatro, Zv/drejtori për hetimin e krimit të organizuar dhe krimet e rënda, i pranishëm në studio, tha se arresimi në një formë të tillë për një person në kërkim ishte i nevojshëm.

Duma: Kemi pamjet ekskluzive kur 5 trupa policie shoqërojnë Liamin me këtë skrupolozitet dhe këtë pompozitet, i cili, ma lejon Alket të them është shou?

Xhaferraj: Liami me rrezikshmëri të ulët. 

Curri: Imagjino çdo kishin bërë për një me rrezikshmëri të lartë. Do kishin ardhur 50 vetë. 

Duma: Pse? 

Shatro: Aty në fakt tre vetë kanë qenë. 

Duma: Po të tjerët janë shoqërues të shoqëruesve?

Shatro: Mos janë pjesë e stafit lëvizës. 

Nebijaj: Nga Topi jo. 

Duma: Nga regjia më konfirmojnë se asnjë nuk është pjesë e stafit tonë. Mos nuk njihni ju stafin tuaj? 

Shatro: Unë i njoh shumë mirë kush janë. 

Nebijaj: Një çun atje para me kapuç mund të jetë i Topit. 

Shatro: Mbetën katër. 

Duma: Katër, pak janë?

Shatro: Për një person në kërkim është mëse normale 4. 

Nebijaj: I kemi parë, i kemi parë edhe këta të tjerët në kërkim. 

Duma: Po ta dinte ky individi mund t’i thoje “hajde paraqitu dhe të vinte vetë”?

Shatro: Atë nuk mund ta di unë që mund të vinte vetë. Për një person në kërkim 4 vets është mëse normale. Që në momentin e parë që është bërë saktësimi i shtetasit që është i dënuar, Liam Osmani, ka pasur një bashkëpunimin e stafit të Big Brother që është komunikuar dhe është gjetur bashkëpunimi me ta. Kemi shkuar te ambientet ku ka dalë ky zotëria që flasim dhe kaq. 

Duma: Nuk ka dyshim që do keni bashkëpunim. Duket sikur Big Brother iu zbuloi një të kërkuar që ju nuk e kapnit dot dhe ua dha aty, por a është ky rasti për të bërë këtë shou për një njeri që njëherë thoni se ishte me rrezikshmëri të ulët, një herë thoni se nuk e kapi sistemi TIMS sepse ne nuk e çuam te Interpol. Juve nuk u duhet bashkëpunimi. 

Shatro: Ne kemi edhe procedurat tona standarde sepse një person në kërkim nuk mund ta marrim vetëm me një person 

Duma: Duhej patjetër me katër?

Shatro: Mund të ishte edhe me 10. 

Curri: A mund ta tregojmë si operacion se e kemi operacionin. është operacioni “gracka” si ka nisur dhe si ka bitisur.