18:35 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pamjet e mbërritjes së trupit të pajetë të Kacifas në Bularat

Trupi i pajetë i minoritarit grek, Kostandinos Kacifas i vrarë ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës pas ekspertizës së bërë në Mjekësinë Ligjore në Tiranë, në orët e para të mëngjesit ka mbërritur në Gjirokastër.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e mbërritjes së trupit të tij në Bularat, nga ku dëgjohen edhe ulërimat e nënës së 35- vjeçarit.

Me ardhjen e makinës me trupin e tij, të shumtë kanë qenë personat që e kanë shoqëruar mortin. Kacifas ishte i veshur me petka ushtarake ndërsa mbi trupin e tij qëndronte një flamur grek. Gjatë dërgimit në shtëpinë e tij në Bularat, familjarët që mbanin trupin e 35 vjeçarit e kanë hapur arkivolin.

Pas firmosjes për tërheqjen e trupit të Kostandinos Kaçifas, ditën e djeshme nga Prokuroria ka reaguar për herë të parë edhe Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ai u ka kërkuar të gjitha palëve që trupi i Kacifas të dalë sa më shpejt nga morgu dhe të niset drejt Bularatit për t’u kryer ceremonia mortore.

Ai do të përcillet për në banesën e fundit nesër në orën 13:00. Kacifas mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, 10 ditë më parë pranë zonës së depove të ujit në Bularat.