08:58 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pamjet e para nga Parisi, ku do të takohen liderët botëror

Sot në Francë pritet të mblidhen shumë liderë botërorë, kjo për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Indeksonline.

Indeksonline po përcjellë nga afër këtë ngjarje madhështore.

Duke filluar nga ora 9:30, pritet të mblidhen presidentët, ambasadorë, ministra e shumë udhëheqës botëror.

Të pranishëm pritet të jenë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë që në Paris, vërehen masa të shtuara të sigurisë. /Indeksonline/