10:09 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pamjet që po prishin imazhin e kryeqytetit, rruga afër sheshit e mbushur me mbeturina  

Hedhja e mbeturina në rrugët po vazhdon të jetë e pranishme në kryeqytet, madje në qendër të Prishtinës.

Në pamjet e dërguara nga një lexues i Indeksonline, shihet rruga “Agim Ramadani” e cila është në qendër të kryeqytetit e mbushur me bërllok.

Në vend se ato të hidhen në kontejnerë, qytetarët po hedhin mbeturina në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës.

Një pamje jo e hijshme, fatkeqësisht mund të vërehet në shumë cepe të Prishtinës./Indeksonline/