09:12 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Pandemia anuloi koncertet, Mozzik ndjen mall

Vendi ynë po përballet me pandeminë Covid-19 tashmë prej dy muajsh, e kjo ka bërë që pothuajse çdo aktivitet të anulohet apo pezullohet.

E këtë periudhë më së shumti po e ‘vuajnë’ artistët të cilët përveç punës në studio ata nuk kanë ndonjë angazhim tjetër profesional, duke bërë që shumë nga ta të shprehin edhe publikisht mallin për koncertet.

Është reperin Mozzik i cili është një prej artistëve më të angazhuar me mbrëmje muzikore si brenda ashtu edhe jashtë vendit,  prandaj ai përmes një postim në Instagram ka treguar se po ndjenë mall për koncertet muzikore dhe natyrisht edhe për adhuruesit e tij të shumtë.

“Sa m’ka marr malli për koncerte”, ka shkruar Mozzik duke ia bashkangjitur dy emoij të mërzitura.

Ndërkaq, Mozzik së fundi paralajmëroj se shumë shpejt prite të sjell albumin e ri, ndërsa konfirmoj edhe një bashkëpunim me Kidën./Indeksonline/