19:54 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pandemia mbyll shkollat, por rihap pub-et, çudia në shtetin afrikan

Autoritetet në shtetin afrikan të Kenias vendosën të rihapin pas 6 muajsh lokalet e natës dhe pub-et, të cilat ishin mbyllur për të evituar përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Megjithatë ato nuk do të shërbejnë pas orës 22:00 të natës.

Lajmi u dha nga presidenti Uhuru Kenyatta, i cili mes të tjerash njoftoj zgjatjen e gjendjes së shtetrrethimit me 60 ditë, por tashmë ai do të fillojë 2 orë më vonë.

Por megjithatë ajo që u vu re në deklaratën e kreut të shtetit kenian ishte mospasja e një vendimi për shkollat, të cilat qëndrojnë të mbyllura për miliona nxënës. Javën e shkuar presidenti Kenyatta deklaroi se institucionet arsimore do të hapen vetëm kur të garantohet siguria e fëmijëve.

Që nga nisja e pandemisë Kenia raporton 38 mijë persona të infektuar me koronavirus dhe mbi 700 viktima.