23:59 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Pandemia varfëron 300 mijë njerëz në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi

Analisti i njohur ndërkombëtar, Alon Ben Meir përmes një postimi në Tëitter ka shkruar për një raport të Bankës Botërore.

Ai tregon se sipas këtij raporti, pandemia i ka bërë të varfër 300 mijë njerëz në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, transmeton Indeksonline.

“Sipas Bankës Botërore, Covid 19  i ka shtyrë 300 mijë njerëz në varfëri në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi. Këto vende tashmë përballen me papunësi të lartë, tani ata duhet të përqendrohen në shpenzime më efektive publike dhe menaxhim më të mirë të parave publike”, thuhet në postimin e analistit të njohur./Indeksonline/