14:17 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Panik në Kensington Palace, gjendet kufoma e një gruaje në liqenin përpara shtëpisë së Princ William dhe dukeshës Kate

Panik në Kensington Palace ku banon princi William dhe e shoqja, Kate Middleton. Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në liqenin përpara pallatit mbretëror, mëngjesin e sotëm.

‘Daily Mail’ shkruan se kjo ngjarje ka shkaktuar tronditje brenda familjes, pasi dhe Princesha Eugenie dhe i shoqi Jack Brooksbank jetojnë aty pranë. Po ashtu, raportohet se si fillim u mendua se trupi i pajetë i gruas i përkiste për mbesën e Sir John Betjeman, Endellion Lycett Green ose e njohur si Delli.

Thuhet se 51-vjeçarja ishte zhdukur prej një jave dhe të afërmit i kishin kërkuar ndihmë policisë, por më pas ajo u shfaq në banesë. Tashmë ngelet ende mister se kush është gruaja e pajetë që u gjet në liqen, ndërsa autoritetet po hetojnë për vetëvrasje.