21:43 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pantina flet për partinë e re të të dorëhequrve nga Vetëvendosje

Disponimi i Deputetes Shqipe Pantina, që grupi i të pakënaqurve në “Vetëvendosje” duhet të formojnë parti të re, duket se nuk është më.

Ani pse ajo para një jave në një intervistë për Insajderi pati deklaruar se nëse nuk kapërcehet kriza në Vetëvendosje do të preferonte që grupi i të dorëhequrve në këtë subjekt të krijojë një subjekt i ri politik.

Madje, ajo pati potencuar se përveç anëtarëve që kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbanin këtë parti ka edhe anëtarë të tjerë që janë të pakënaqur me gjendjen në Vetëvendosje.

Mirëpo, e kontaktuar prapë nga Insajderi, Pantina është përgjigjur shkurt se më nuk dëshiron që të flas për këtë temë.

 “Për këtë temë nuk flas më. Kjo është temë e tejkaluar. Çdo vendim që do e marrim do e bëjmë publik”. ka thënë Pantina. Një numër shumë i madh i anëtarëve tashmë kanë dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, prej të cilëvë 12 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kohë më parë, Dardan Molliqaj pati deklaruar se gjasat që të arrihet pajtimi në mes dy grupe është jashtzakonisht i vogël, duke lënë mundësinë e hapur që ai së bashku me të dorëhequrit e tjerë të formojnë parti të re.

Kjo pasi që Molliqaj, është shprehur i bindur se nuk do të ketë aderime në partitë aktuale të Kosovës./Insajderi