Pantina i bie vijë Vetëvendosjes (Foto)
Ish – deputeten e Vetëvendosjes Shqipe Pantinën e pengon një shkronjë e alfabetit të gjuhës shqipe.
Ajo sot në komisionin për Buxhet dhe Financa ku ka raportuar ministri Bedri Hamza ka shlyer me laps dy shkronja që kishte para vetes.
Administrata e Kuvendit ia kishte vendosur poshtë emrit të saj akronimin GP/VV.
Me ta parë këtë ish deputetja e VV-së e ka marr lapsin dhe është munduar ta shlyejë akronimin VV duke e lënë vetëm GP. Pantina ka qenë deputete e VV-së ndërsa pas largimit bashkë me 11 deputetë tjerë kanë formuar Grupin e ri parlamentar me emrin Grupi i Deputetëve të Pavarur.