13:09 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Pantina: Praktikë e keqe e institucioneve që po mbajnë punëtori jashtë vendit

Deputetja e VV-së, Shqipe Pantina ka shprehur si shqetësim mbajtjen e punëtorive të institucioneve jashtë Kosovës.

Pantina ka thënë se punëtoritë e tilla jashtë vendit kanë kosto të lartë e meditje për pjesëmarrësit në to.

“U bë praktike negative e institucioneve që të mbajnë punëtoritë jashtë Kosovës. Ndërsa, shpenzimet shkojnë deri në 20 mijë euro, varësisht nga pjesëmarrësit, ditët e punës që i bëjnë atje. Kjo po u shkakton probleme edhe për OJQ-të që nuk po munden t’i mbulojnë shpenzimet e udhëtimit e akomodimit. Përveç shpenzimeve janë mëditjet” ka thënë Pantina.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se duhet një analizë e këtyre ëorkshopëve, të shikohen shpenzimet.

“Me sa kom dëgju kostot janë të njëjta, të ngjashme për punëtoritë në Shqipëri për shembull. Por, kemi me disiplinu daljet jashtë vendit, takimet jashtë vendit. Pra, të vendosim një rregull” ka thënë Haradinaj në përgjigjen për deputetën Pantina./Indeksonline/