18:51 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerim

Papa Françesku merr dozën e parë të vaksinës Pfizer dhe BionTech

Papa Françesku ka marrë ditën e sotme, dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 Pfizer dhe BionTech. Lajmi është konfirmuar nga mediat Amerikanë, por zyra e shtypit të Vatikanit ende nuk kanë dalë një deklaruat zyrtare.

Vaksinat e Pfizer/BioNTech kanë ka mbërritur në Vatikan dhe fushata e imunizimit nisi në Aula Paolo VI. Bëhet e ditur se do të vaksinohen si qytetarët e Vatikanit, që janë gati 600, ashtu dhe rreth 5 mijë punonjës bashkë me të afërmit e tyre. Për të ruajtur vaksinat, janë blerë frigoriferë të posaçëm për temperature tejet të ulëta.

Që prej fillimit të pandemisë në Vatikan janë shënuar 27 raste pozitive me Covid-19 dhe asnjë vdekje.