11:43 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Papa Francesku nuk flet për akuzat kundër tij

Lideri i Kishës Katolike, Papa Francesku ka refuzuar të komentojë akuzat e bëra nga ish ambasadori i Vatikanit në SHBA, Charles Maria Vigano se Papa e dinte për abuzimet seksuale të ish kardinalit Theodore McCarrick, transmeton Indeksonline.

“Nuk dua të them asnjë fjalë”, ishte deklarata e Papës kur u pyet nga gazetarët për ndonjë koment për akuzat që ishin drejt tij.

Ish ambasadori, Charles Vigano në akuzën e tij thotë se në vitin 2013 i kishte treguar Papës për abuzimet seksuale të ish kardinalit por Papa nuk kishte bërë asgjë dhe e kishte lënë të vazhdonte punën kardinalit. Vigano po ashtu në akuzë kërkon që Papa të japë dorëheqje./Indeksonline/