20:21 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Papa Francis zotohet për masa konkrete për të trajtuar abuzimin seksual të klerikëve

Papa Francis në një takim katër ditore në Vatikan me klerikë dhe priftërinjtë ka thënë se bota po dëshiron masa konkrete për abuzimin seksual të fëmijëve nga priftërinjtë dhe jo thjesht dënime të thjeshta.

“Thirrja e të vegjëlve që kërkonin drejtësi duhej të dëgjohej” u shprehë Papa, transmeton Indeksonline.

Të mbijetuarit e abuzimit po kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie më të madhe mbi abuzimet e së kaluarës dhe për adoptimin e një politike zero tolerancë.

Para takimit në Vatikan, dhjetëra të mbijetuar të abuzimit seksual u takuan me pesë zyrtarë të Vatikanit. Disa shprehën pakënaqësi që vetë Papa nuk mori pjesë.

Takimi katër ditore do të përfundojë të dielën me 24 shkurt./Indeksonline/