75 Mall Live Search
15:33 / E Martë, 14 Prill 2026 / OSH

Papa Leo XIV, pas kritikave të Trump, shkon në Algjeri

Papa Leo i bëri homazh rrënjëve të tij shpirtërore të martën, duke udhëtuar për në Algjeri, vendlindjen e Shën Agustinit të Hippos, i cili e frymëzoi të bëhej prift.

Papa i parë amerikan ka shkaktuar zemërimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pasi kritikoi ashpër luftën në Iran.

Duke i bërë homazh Agustinit, Leo theksoi lidhjen e tij personale me këtë studiues të rëndësishëm të Kishës së hershme, i cili ishte i pari që propozoi kritere për të vlerësuar nëse një luftë mund të konsiderohej e drejtë.

Agustini, i cili vdiq në vitin 430, argumentoi se luftërat duhen zhvilluar vetëm për t’u mbrojtur nga agresioni ose për të mbrojtur të pafajshmit, me qëllim vendosjen e paqes dhe kurrë nga dëshira për mizori.

Këto kritere, me shtesa, mbeten pjesë e doktrinës katolike. Ato janë përdorur nga disa kritikë të luftës së Iranit për të vërtetuar se konflikti, i cili filloi me sulmet ajrore të papritura SHBA-Izrael mbi Iranin më 28 shkurt, ishte i padrejtë.

Midis këtyre kritikëve është edhe Kardinali i Uashingtonit , Robert McElroy . Të dielën, duke cituar parimet e Agustinit, ai deklaroi se lufta është “moralisht e paligjshme”./Indeksonline/