15:17 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Papa pranon dorëheqjen e kardinalit që mbrojti pedofilizmin

Papa Francesku ka pranuar dorëheqjen e kardinalit Ricardo Ezati, kryepeshkop në Santiago, kryeqytet i Kilit, i cili është përfshirë në një skandal që ka të bëjë me abuzime seksuale, raporton Reuters.

Thuhet se në deklaratën zyrtare të sotme nga Uashingtoni Papa ka caktuar peshkopin Selestine Aos Brak nga qyteti kilian Copiapo si një “administrator apostolik”.

Ai do të udhëheqë Arkidiocezën e Santiagos   deri në emërimin e një kryepeshkopi të ri i cili do të pasojë Ezati. /Indeksonline/