09:49 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Papunësia dhe varferia në Kosovë – shkak COVIDI-19

Shkruan, Blerta Haliti Baruti

Pandemia shkaktar zingjiror me shumë efekteve negativ në të gjitha aspektet e jetës. Tashmë  e kuptuam që krizat e mëparshme kanë treguar se si një përplasje ekonomike ka pasoja të rënda për shëndetin e njerëzve, kësaj radhe e kundërta, kjo pandemic e quajtur COVID-19 po tregon se si një krizë shëndetësore mund të jet shkatërrues për ekonomin e gjithë globit. Themi shkatërruese, sepse ekonomitë e shumë vendeve kanë regres gjatë kësaj kohe, sidmos vendet me zhvillim më të ulët. Gjendja e shtresave me të ardhuar shumë të ulta që jentojnë në kufirin e varfërisë ekstreme prej 1.9 dollarë në ditë, sipas vlerësimeve të Banës Botërore pritet ende të përkeqsohet, duke u shtuar  rreth 100 milion njerëz shtesë që do mbesin pa mirëqenie, si pasoj e tkurrjes së ekonomisë shkaktuar nga pandemi në nivel global.

 Të dhënat e Bankës Botërore, tregojnë se të gjitha  vendet e Ballkanit Perëndimor do pësojnë një rënie ekonomike si pasojë e COVID -19.  Sipas këtij vlerësimi, për gjatë këtij viti edhe ekonomia e Kosovës do të tkurret për -8.8 për qind, ndërsa sipas vlerësimeve nga institucionet vendore ekonomia e Kosovës gjatë këtij viti pritet të tkurret me rreth -6.7% në terma realë.

Për t’i rikujtuar lexuesit e zakonshem Bruto Produkti Vendor (BPV), është një ndër treguesi kryesor dhe më i rëndësishëm makroekonomik në sistemin e llogarive kombëtare, i cili përfaqëson vlerën totale në para të të gjithë të mirave dhe shërbimeve të prodhuara gjatë një periudhe specifike nga njësitë prodhuese rezidente. Matja e BPV-së është një proces i komplikuar, por në thelb vlerësimi i tij mund të bëhet me tre metoda: (i) qasje përmes prodhimit, (ii) qasje e shpenzimit dhe (iii) qasja përmes të ardhurave. Ku sipas të dhënave zyrtare në institucionet e Kosovës, BPV-ja për vitin 2019 ishte mbi 7.1 miliardë euro, kurse BPV-ja për kokë banori ka qenë 3,986 euro, përderisa rritja reale ekonomike ka qenë 4.94 për qind. Pas shpalljes së pandemisë nga Organizata Bortërore e Shëndetësisë (OBSH) kjo situate pandemike tregoi shenjat e para në ngadalësim ekonomisë në tremujorin e parë, që u reflektua në dinamikën e ultë të shpenzimeve pas fillimit të implementimit të masave kufizuese duke shtuar edhe efektet negativ të ambientit të jashtëm ekonomik përmes kanaleve të tregtisë, remitancave dhe investimeve të huaja, bëri që në tremujorin e dytë kjo rënje ekonomike të thellohet dukshem duke shënuar rënien më të madhe historike prej -9.3%.

Trendi i rënis së Bruto Produktit Vendor në Kosovë, për shkak të pandemisë Covid 19, do të sjellë më shumë humbje të vendeve të punës, rrjedhimisht rritje të shkallës së varfërisë. Rënia e konsumit ka zvogëluar BPV-në, e kuptueshme që me rënien ekonomike, zvogëlohen investimet kapitale vendore dhe ndërkombëtare, rrjedhimisht bie niveli i financimit të zhvillimit. Rënia në këtë shifër, sipas një hulumtimi të Institutit GAP, ka bërë që prodhimi i brendshëm në Kosovë të shënoi rënien më të madhe që nga paslufta. E po ta shiqojm me sy të ekonomistit Kosova me shifrat aktuale nuk klasifikohet me krizë ekonomike, por lirshëm mund të themi gjendet në shok ekonomik.

Duke analizuar të gjithë variablet ekonomike, si në sektori real, sektorin financiar dhe qeveritar. Sipas të dhëna të Agjensionit të Satatistikave të Kosovës të hyrat e aktiviteteve ekonomike që u prekën më së shumti nga rënia e shpenzimeve janë industria e ndërtimit me 47 për qind, pasuar nga tregtia, transporti, akomodimi dhe gastronomia me 24 për qind. Po, ashtu gjatë nëntmujorit të këtij viti, industritë deklaruan rreth 1,141 milionë euro ose 13,3 për qind më pak qarkullim në Administratën Tatimore të Kosovës sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në mënyrë që të përmirësohet Bruto Produkti Vendor duhet institucionet qeveritare të gjejën forma që të ndihmoj biznese. Ne e dimë që funksionojm si treg i lirë dhe është e vështirë të ju përcaktohet mënyra e blerjes së konsumatorëve, por të paktën këto ditë kur pandemia u “rikthye më ashpër se sa ishte valen e parë” të provojm ndryshime që do jen më ndihmuse për ekonomin e vendit. Në këtë mënyrë  përmes politikave të ndryshme, të mbështeten kompanitë vendore. Sepse përkeqësimi i gjendjes se industrisë prodhues, sjell humbje të vendeve të punës, problem ky që ndikon në përkeqësim e parametrave tjerë ekonomikë. Në Kosovë janë të përcaktuara dy norma të TVSH-së: norma standarde 18 për qind dhe norma e reduktuar 8 për qind. Ndryshe, humbjet e deritashme në ekonominë

e Kosovës, që nga muaji mars i këtij viti, të shkaktuara nga pandemia, sipas përfaqësuesve të bizneseve, vlerësohen të jenë një miliard euro, kurse deri në fund të vitit mund të humbin mbi 30 mijë vende pune. Një alternative e përkohshme do ishte, lirimi nga TVSH-ja e kompanive vendore prodhuse, sepse do të ndikonte direkt në rritje të konsumit të produkteve vendore dhe kështu do jen të qëndrueshme një numer i madh i vendeve të punës dhe në të njejtën kohë e zvoglon apo më mire të themi se lë me u rrit varferin.

Por hap i rëndesishem dhe më gjithpërfshirës do te ishte një qartësimi i masave dhe veprimeve konkrete për të ruajtur kapacitetet prodhuese dhe konsumuese të ekonomisë tonë, duke zvogëluar pasigurinë në treg, dhe rikthimin e besimit te investitorëve për të zhvilluar ekonominë tonë. Implementimi në praktik dhe pa vonesa i masave të proklamuara me programi e rimëkembjesë, me synim ruajtjen dhe rritjen e punësimit, rritjen e prodhimit të brendshëm bujqësor, mbështetjen e investimeve kapitale të ndërmarrjeve private e publike, lehtësimin e ngarkesave tatimore mbi bizneset dhe lehtësimin e qasjes në financa.