Paqarada: Kemi potencial, përpara me kokën lart
Leart Paqarada u shfaq tepër i zhgënjyer por jo i dorëzuar pas barazimit ndaj Andorrës.
Anësori i majtë i Kosovës, foli për emisionin “Dardanët” në SuperSport, ku ndër të tjera tha:
“Pritëm 3 pikë sot, por ishim pak pafat. Nuk luajtëm saktë, arbitri nuk ishte në anën tonë. Jemi shumë të zhgënjyer.
Sa më ka munguar Kosova? Dy vite, një kohë e gjatë. U gëzova dhe u lumturova shumë që u riktheva. Do i jepnim vlera pikës në Izrael nëse fitonim sot. Prisja më shumë, por të përqendrohemi në qershor.
Kemi më shumë potencial se kaq. Kemi lojtarë me shumë kualitet. Të analizojmë se çfarë nuk shkon mirë dhe të rikthehemi edhe më fort se kaq. Me kokën lart, si gjithmonë”, deklaroi anësori i majtë.