18:49 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Paqueta nuk pranon të transferohet në PSG dhe as të largohet nga Milani

Lucas Paqueta nuk është i gatshëm ti lërë kuqezinjtë andaj i tha ‘jo’ një oferte të mundshme nga Paris Saint-Germain.

Paqueta  erdhi Milano nga klubi brazilian Flamengo dhe Rino Gattuso pati vlerësime të larta për lojtarin.

Ai tashmë ka bërë debutimin e tij për Kombëtaren e Brazilit dhe është thirrur për miqësoret e ardhshme.

Ndërsa PSG është e interesuar për të, ende nuk janëë zhvilluar bisedime konkrete, transmeton Indeksonline.

 Leonardo, i cili luajti rolin kryesor në sjelljen e tij te kuqezinjtë, sigurisht që është i interesuar dhe e pëlqen shumë lojtarin.

Por Paqueta është shumë i interesuar që karrierën e tij ta vazhdojë në San Siro. Ai e refuzoi Real Madridin kur ishin të interesuar për gjatë kohës së tij në Flamengo./Indeksonline/.