Para 29 viteve të njëjtës familje i kishin vdekur tre anëtarë në aksident në të njëjtën rrugë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën, pasi një familje pesë anëtarëshe kanë vdekur gjatë një aksidenti në rrugën Suharekë-Duhel.
Rasti ka ndodhur kur vetura e tipit BMW është përplasur me një autobus.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, duke thënë se aksidenti ka ndodhur në pjesën e quajtur Biraq afër Suharekës.
Thuhet se në veturën e familjes nga Sopia e Suharekës, kanë qenë kryefamiljari J.S., me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre si dhe nëna e viktimës J.S.
Kësaj familjeje, ngjarje e rëndë iu kishte ndodhur edhe para 29 viteve.
Telegrafi mëson se babai i viktimës J.S, së bashku më dy vëllezërit e tij kishin vdekur në një aksident komunikacioni në rrugën e Duhles.
Nesër, Suhareka do të mbajë ditë zie në përkujtim të pesë viktimave-anëtarë të së njëjtës familje që vdiqën sot si pasojë e një aksidenti në trafik në magjistralen Duhel-Suharekë.