13:33 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Mori detyrën para 3 muajsh , sot e lëshon zyrën këshilltarja e Kurtit

Më 26 shkurt, ish-kryeministri Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot Shenaj Shalën, këshilltare të Jashtme Politike, e angazhuar pro bono, e cila ishte edhe përgjegjëse e Protokollit në kabinetin e kryeministrit.

Por, detyra e saj qe jetëshkurtër, Shala sot lëshoi zyrën, derisa në Facebook ka publikuar disa imazhe dhe një mesazh falënderimi për Kurtin që ia besoi këtë pozitë, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi saj:

#Nder #krenari #privilegj me sherby per popullin dhe shtetin, me dashnine dhe perkrahjen e madhe qe pata gjate ketij udhetimi nga familja, shoqnia dhe super koleget!

Ju faleminderit te gjitheve nga zemra, posacerisht juve Kryeminister Kurti, per besimin tuaj!