11:38 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / B O

Para 5 vitesh kamarier në Kosovë, sot po korr suksese të mëdha me biznes në Holandë

Numri i të rinjëve që po braktisin Kosovën është i madh. Dhe disa prej tyre po gjejnë rehati dhe suksese me punët e tyre kudo në shtetet përëndimore. Rast i tillë është djaloshi nga Istogu, Valmir Osmanaj.

Deri para 5 vitesh, ai punonte si kamarier në një nga restorantet hoteliere në Istog. Por, 5 vite më pas ai është një biznesmen i suksesshëm në Roterdam të Holandës.

Kompania e tij “V.O Klusbedrijf” ka marr projekte të mëdha në qytetin e madh holandez.

Kompania e Osmanajt ka marr projekte gjigante të shtrimit të dyshemeve dhe renovimeve të ngjashme në Roterdam në spitalet, shkollat dhe vilat luksoze të qytetit piktoresk holandez.

Valmiri ka thënë se puna në Kosovë e ka kalitur atë dhe se e kaluara e tij në vendlindje është motiv për më shumë punë e sukses.

Pavarësisht suksesit që po arrin më kompaninë e tij, Osmanaj ka thënë se është shumë i lidhur me vendlindje dhe se në të ardhmen nuk përjashton mundësinë për investim në biznes në Kosovë./Indeksonline/