75 Mall Live Search
10:31 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Para fillimit të seancës, ka përqafime mes pozitës e opozitës

Për pak minuta pritet fillimi i seancës së thirrur nga grupi parlamentar i LDK-së ku do të diskutohet për territorin e Republikës së Kosovës.

Duket se seanca nuk pritet të ketë tensione, bazuar në disa fotografi që shfaqin atmosferë e dashuri mes pozitës e opozitës.

Gjersa Glauk Konjufca ndante bisedë me mimikë buzëqeshje me Avdullah Hotin, deputetja e pozitës, Donika Kadaj shkon te kolegëja nga opozita, Vjosa Osmani me të cilin ndanë edhe një përqafim të ngrohtë./Indeksonline/