13:17 / E Premte, 15 Janar 2021 / A. A

Para ndeshjes me Barcelonën, Prishtina viziton stadiumin Camp Nou

Kampioni i Kosovës në futsall, Prishtina sonte debuton në Ligën e Kampionëve.

Shorti i hedhur në fund të vitit 2020, përcaktoi Barcelonën kundërshtar të kryeqytetasve.

Të enjten, Prishtina arriti në Kataloni, ndërsa në mbrëmje zhvilloi stërvitjen e fundit.

Presidenti i Prishtinës, Fatos Dili, u shpreh u kënaqur me pritjen që iu bë ekipit të tij në Spanjë. “Na kanë pritur shumë, shumë mirë. Sot ishim për vizitë i gjithë ekipi në stadiumin “Camp Nou”, edhe pse ishte i mbyllur enkas për ne e hapen. Shpresojmë që sonte të përfaqësojmë mirë vendin tonë”, deklaroi Dili për Indeksonlinen.

Takimi Barcelona – Prishtina zhvillohet sonte nga ora 18:30.

/Indeksonline/