21:28 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / Blerim

Para ndeshjes me Rijekën, e gjithë skuadra e Napolit e kishte të veshur fanellën me emrin Maradona

Legjenda e futbollit botëror dhe argjentinase, Diego Maradona u nda nga jeta ditën e djeshme.

60-vjeçari nuk ia doli ndaj një arresti kardiak, kshtu që mbylli sytë për jetë, për të lënë pas vepra që nuk harrohen kurrë, shkruan IndeksOnline

E për ta kujtuar, sot skuadra e Napolit ku dikur luante edhe legjenda Maradona, në ndeshjen e sotme ndaj Rijekës veshën fanellën me numër 10 dhe emrin e Maradonës.

Madje në ekranin gjigant të stadiumit “San Paolo” u shfaq edhe një foto e “Dorës së Zotit”.