09:55 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Para një muaji shqiptari kishte dhunuar një kosovare, policia e arreston

Rastet e dhunimeve seksuale nuk janë të pakta në raportet policore. Një i tillë kishte ndodhur një muaj më parë në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Një muaj më parë në Policinë e Kosovës, një vajzë nga Prishtina, kishte raportuar se ishte dhunuar seksualisht nga një burrë shtetas i Republikës së Shqipërisë, transmeton IndeksOnline.

Siç njofton policia, tashmë i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.