10:39 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Para përballjes me Furyn, Wilder e quan veten ”vrasës”

Deontay Wilder thotë se është transformuar në një ”vrasës” para përballjes me Tyson Furyn në Los Anxhelos.

Wilder dhe Fury përballen më 1 dhjetor, në rikthimin e këtij të fundit që prej se britaniku bëri një pushim për t’u ”trajtuar” nga depresioni.

Kampioni i peshave të rënda, Wiler, i cili ka një rekord, 40-0, gjithashtu e ka quajtur Anthony Joshuan ”frikacak”, transmeton IndeksOnline.

”Ndihem për mrekulli. Mendja dhe trupi im ka ndryshuar”, tha amerikani.

”Nuk dua që askush të më pyes mua për Joshuan. Ai është vetëm një frikacak”.

”Nuk kam kontaktuar me të, e gjitha ka të bëjë me Furyn. Ndihem sikur një ‘vrasës’. Jam transformuar si i tillë”./IndeksOnline/