09:12 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Para se të niseni për Shqipëri, shikoni temperaturat

Në Shqipëri edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë në qarkullim masat ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të ndryshueshme.

Reshje shiu të herëpashershme. Në formë të lokalizuar shtrëngatë shiu dhe shkarkesa elektrike më të pranishme në pjesën qendër-jugore deri në pasdite. Era me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-15 m/sek.e vrullshme në bregdet. Deti i forcës 3-4 me lartësi vale 1.8-2.8 metër.