09:45 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Para se të sëmurej, ish-presidenti Bush i shkroi Trumpit

Disa ditë para se të hospitalizohej, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, i kishte dërguar një letër presidentit të zgjedhur amerikan, Donald J. Trump, për ta njoftuar për mospjesëmarrjen e tij në inaugurimin e tij.

I ndjeri, George H.W. Bush, babai i ish-presidentit tjetër, George W. Bush, i kishte thënë Trumpit se do të mungojë në inaugurimin e tij si president për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Kjo është letra:

I dashur Donald,

Barbaras dhe mua na vjen shumë keq që s’mund të marrim pjesë në inaugurimin tënd më 20 janar. Mjeku më ka thënë se qëndrimi jashtë në janar me siguri më çon në varr. Njëjtë i ka thënë edhe Barbaras. Prandaj, ne do të rrimë në Teksas.

Por, ti dhe vendi do të jeni në mendjen tonë. Unë dua të dish se të dëshiroj shumë sukses teksa nis këtë rrugë të mrekullueshme të udhëheqjes së vendit tonë madhështor. Nëse ke nevojë për ndihmën time ndonjëherë, të lutem më trego.

Çdo të mirë,

George