08:18 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Paraja dhe fama bëjnë të veten, kështu dukeshin motrat Kardashian para shumë vitesh

Familja Kardashian është një nga familjet më të njohura në botë, sa i përket popullaritetit të tyre televiziv dhe të rrjeteve sociale.

Vajzat e kësaj familje si Kim Kardashian apo Kylie Jenner, janë ‘mbretëresha’ të Instagramit, ku numërojnë qindra miliona fansa, shkruan Indeksonline.

Por jo gjithmonë ato kanë qenë kaq të bukura sa janë sot, kur fama dhe paraja kanë bërë të veten, duke pësuar ndryshime të mëdha në dukjen e tyre.

Një fotografi që po qarkullon nëpër rrejtet sociale, shfaqë motrat Kardashian shumë vite më parë.

Aty shihen Khloe, Kourtney dhe Kim Kardashian të cilat duken shumë më ndryshe nga ditët e sotme, kur kanë pushtuar rrjetet sociale. /Indeksonline/