17:12 / E Enjte, 10 Tetor 2019

Paraja më e re që mbijeton edhe në lavatriçe

Banka e Anglisë ka zbuluar modelin e ri të kartëmonedhës 20£, kartëmonedhën më të falsifikuar të Britanisë.

Kartëmonedha përmban autoportretin e Turner-it nga 1799, shkruan Indeksonline.

Citati për kartëmonedhën “Drita është pra ngjyra” buron nga një ligjëratë e 1818 e Turner në Akademinë Mbretërore, ku ai së pari ekspozoi në moshën 15 vjeçare.

Nënshkrimi i tij është nga testamenti i tij në të cilin ia la trashëgiminë punës së tij kombit.

Paratë e reja janë krijuar për të mbijetuar edhe në lavatriçe. Ato gjithashtu do të jenë më të vështira për tu falsifikuar./Indeksonline/