12:45 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Paralajmërime për acar të madh, Europa do të përjetojë një dimër vdekjeprurës

Meteorologët britanikë parashikojnë që vendi të preket nga një valë polare i të ftohtit, duke bërë që vetë jeta e banorëve të vihet në rrezik.

Paralajmërimi vjen pasi Britania aktualisht po përballet me fundjavën më të ftohtë të sezonit, me temperaturat të cilat kanë rënë nën zero.

Ata parashikojnë që ky dimër të jetë një ndër më të ftohtit i viteve të fundit dhe me më shumë reshje dëbore.

Po ashtu Europa pritet që të preket nga një dimër i ashpër këtë vit.