14:42 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Paralajmërimi i ekspertëve: Mos e merrni vaksinën anti-Covid nëse keni reaksione…

Autoritetet Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar njerëzit që kanë histori të reaksioneve alergjike “të rëndësishme”, se nuk duhet të marrin vaksinën antiCovid “Pfizer-BioNTech”.

Ky paralajmërim erdhi pasi dy anëtarë të stafit të NHS-së, që u vaksinuan dje, përjetuan reaksione alergjike.

Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën antiCovid javën e kaluar dhe dje filloi vaksinimin e pacientëve të shtëpive të kujdesit, spitalit dhe personelit shëndetësor (NHS).

Drejtori Kombëtar Mjekësor për NHS-në, në Angli, profesor Stephen Powis, është shprehur:

“Siç është e zakonshme me vaksinat e reja, MHRA-ja këshillon për marrjen e një mase paraprake, që njerëzit me një histori të konsiderueshme të reaksioneve alergjike nuk mund ta marrin këtë vaksinë, pasi dy persona me histori të reaksioneve të rëndësishme alergjike u përgjigjen negativisht dje. Të dytë janë duke u shëruar”.

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) ka këshilluar paraprakisht shërbimet shëndetësore se kushdo që ka një histori të reaksioneve alergjike “të rëndësishme” ndaj ilaçeve, ushqimit ose vaksinave nuk duhet ta marrë vaksinën.

Disa mijëra njerëz u vaksinuan të martën në klinikat spitalore në ditën e parë të përhapjes së re të “Covidit” në Mbretërinë e Bashkuar.

Fakti që ne dimë kaq shpejt për këto dy reaksione alergjike dhe se rregullatori ka vepruar në lidhje me këtë për të lëshuar këshilla paraprake tregon se ky sistem monitorimi po funksionon mirë“, shprehet prof Peter Openshaw, një ekspert imunologjie në “Imperial College London”, raporton BBC-a.