17:57 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Paralajmërimi i njeriut të Lutës, për Kurtin: Kujdes, mund të pendohesh tërë jetën!

Kërkesa e Albin Kurtit që të mbahet një seancën për votimin e qeverisë, me 3 shkurt, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Njëri prej tyre është edhe ish-ministri i shëndetësisë, që kondisorhet i afërt me Lutfi Haizrin, Imet Rrahmani, shkruan Indeksonline

Në mënyrë indirekte, ai ka kërkuar nga Albin Kurti që të ketë kujdes për veprimet e ardhshme.

Image result for imet rrahmani

“Mjaftojnë disa sekonda që të bëhet ndonjë veprim për të cilin do të pendohesh tërë jetën, kujdes pra”, ka shkruar ai.

Ndryshe, mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar Kryesisë së Kuvendit, kërkesën për caktimin e seancës plenare për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës. .

Kryesia do të mblidhet më 31 janar, për të shqyrtuar kërkesën e Kurtit.

“Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin për rendin e ditës.