23:24 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Paralajmërimi misterioz i Lamborghinit

Lamborghini përmes një postimi në Instagram ka paralajmëruar një model të ri misterioz.

Teksa kompania raportohet se po bëhet gati për lansimin e Aventador SVJ 63 Roadster dhe Huracan EVO GT Celebration, postimi i ri nuk jep shumë detaje.

“Diçka e re po vjen. Mezi prisni ta shihni? Veç hapni sytë për të ardhmen”, ka shkruar kompania, duke nxitur raportime të shumta se mund të jetë i shumëpërfoluri modeli hibrid.