20:42 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Paralajmëron Mozzik: Gjatë ka me u mbajt mend viti 2019

Projekti i tij i fundit në bashkëpunim me Dardan ‘A Milly’ brenda dy javësh ka arritur në shifrën e mbi 6 milionë klikimeve.

Por, reperi Mozzik nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, ai në një postim në Instagram ka paralajmëruar se ky vit do të mbahet mend për projektet që do t’i sjell, shkruan Indeksonline.

“Gjatë ka mu mbajt mend viti 2019, po po për muzikë po foli”, ka shkruar Mozzik.

Në anën tjetër edhe bashkëshortja e tij Loredana ditë më parë lansoj këngën e re ‘Labyrinth’, ndërsa nuk dihet nëse çifti do të sjellin edhe një projekt tjetër të përbashkët./Indeksonline/