10:26 / E Hënë, 19 Dhjetor 2022 / mp

Paralizohet ATK-ja, shkak pakënaqësitë e brendshme

Në emër të ristrukturimit, pa konkurs dhe me dyshime për shkelje të ligjit, vendimet për emërimet e drejtorëve në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), nga Ushtruesi i detyrës të drejtorit të përgjithshëm të ATK-së Ilir Murtezaj, ka shkaktuar kaos në arkën e shtetit. Disa drejtorë të emëruar në departamente të rëndësishme kanë refuzuar vendimet dhe si pasoj shumë vendime në departamente të caktuara kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në mbledhjen e të hyrave dhe si pasojë shumë biznese kanë mbetur të bllokuara .

“Mos pranimi i detyrës nga ana e drejtorit të sapo emëruar Nait Shatku në Departamentin për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve ka paralizuar bizneset të cilave ju janë bllokuar llogarit. Në këtë departament nuk ka kush të nënshkruaj vendimet për lirimin e llogarive dhe mbledhjen e borxheve”, ka thënë një burim nga ATK.

IndeksOnlie, ka kontaktuar me  Bashkim Shalën, i cili nga pozita e zëvendës drejtorit të këtij institucioni është emëruar Drejtor i Departamentit për Arka Fiskale, Pensione dhe Sigurime i cili ka thënë se vendimin do ta dërgoj në KPMSHCK.

Ai ka treguar se me datën 12.12.2022 ka pranuar vendimin përmes e-mailit pa asnjë paralajmërim paraprak  së është degraduar në pozitë dhe i njëjti ka angazhuar avokatin për përgatitjen e ankesës për KPMSHCK. Gjithashtu Shala tha se kjo është një fushatë kundër tij për shkak se Murtezaj të njëjtin veprim e kishte bërë edhe në vitin 2019-të duke e degraduar në pozitë të cilin rast e ka fituar në KPMSHCK në qershor të vitit 2021.

 “Nga kjo datë unë kamë marr pagën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm dhe asnjë herë nuk më është lejuar të ushtroj këtë detyrë për shkak të interesave personale të Murtezaj nga muaji prill 2022 është ndëshkuar nga KPMSHCK dhe merr pagën vetëm 50 për qind të pagës si duket ai nuk punon për pagë dhe është rasti i parë prej pas luftës në Kosovë që për nëntë muaj është i dënua.  Kjo është shkelje e rënd disiplinore sipas ligjit për KPMSHCK”, tha Shala.

Po ashtu i kontaktuar nga IndeksOnline, Hamdi Hoxha i cili është emëruar nga pozita e zëvendës drejtorit të përgjithshëm në pozitën e drejtorit të departamentit për transferim të çmimeve dhe ekonomisë digjitale, konsideron vendimin të kundërligjshëm.

” Me ligjin e zyrtareve publik Nr. 06/L-114 dhe ligjin Nr. 06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura, pozita e zëvendës drejtorit të përgjithshëm është kategori e lartë drejtuese ndërsa pozita e drejtorit të departamentit është kategori e mesme drejtuese, kësisoj mendoj që është bërë shkelje ligjore me nxjerrjen e këtij akt emërimi”, tha Hoxha.

Sipas tij këtë mendim  e ka shprehur në institucion përmes e-mailit të datës 12.12.2022, mirëpo ende nuk ka marr asnjë përgjigje.

“Nëse nuk përmirësohet kjo shkelje ligjore atëherë do ti ndjek procedurën e ankesës konformë dispozitave ligjore. Si rezultat i procesit të ristrukturimit kjo është hera e dyte që nxjerrën vendime te jashtë ligjshme  në raport me marrëdhënien time të punës. Ne vitin 2019 nga pozita e zëvendës drejtorit te përgjithshëm më është ofruar vendim për caktim në pozitën e udhëheqësit të divizionit, mirëpo pas procedurës së ankesës KPMSHCK ka sjell vendim për kthimin tim në pozite te zëvendës drejtorit te përgjithshëm.  Njëkohësisht edhe Avokati i popullit e ka trajtuar vendimin e tillë dhe e ka quajtur diskriminues dhe ne kundërshtim me Kushtetutën e Republikës se Kosovës dhe me konventën evropiane të të drejtave të njeriut dhe lirive Themelore”, tha Hoxha.

Këta janë drejtorët e emëruar së fundmi.

Nikson Mirdita, Drejtor i Departamentit të Funksioneve të Pavarura, Ilir Islami , Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Juridike,  Rifat Hyseni , Drejtor i Departamentit të Teknologjisë Informative, Naim Mulaj, Drejtor i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme,Nait Sharku, Drejtor i Departamentit për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve, Merita Shoshi, Drejtor i Departamentit për Shërbime, Gjoba dhe Ndëshkime Administrative për Prishtinën 1,2 dhe 3,Bashkim Shala, Drejtor i Departamentit për Arka Fiskale, Pensione dhe Sigurime,Hamdi Hoxha, Drejtor i Departamentit për Transferim të Çmimeve dhe Ekonomi Digjitale, Sami Salihu, Drejtor i Departamentit të Regjistrimit dhe Shërbimit të Tatimpaguesve Ferdi Sylejmani, Drejtor i Departamentit për Procedura dhe Kualitet të Kontrollit, Njazi Asllani, Drejtor i Departamentit për Procedura dhe Kualitet të Mbledhjes së Detyrueshme, Ekrem Hyseni , Drejtor i Departamentit për Zhvillim dhe Koordinim të Projekteve. /IndekOnline/