75 Mall Live Search
08:27 / E Premte, 08 Maj 2026 / Z S

Parandalohet një rast i kontrabandës, shoqërohet në polici shoferi i veturës

Dje rreth orës 19:10 në fshatin Junake në Zubin-Potok nga njësitë policore është ndaluar një automjet me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari po transportonte mallra pa dokumente përkatëse.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt , ndërsa malli i dorëzohet Doganës së Kosovës.