Parandalohet një sulm masiv terrorist në Gjermani, ja cilat ishin qytetet e zgjedhura (Foto)
Policia gjermane ka arrestuar gjashtë komploistë të dyshuar të ISIS, nga frika se ata po planifikonin një sulm në një treg të Krishtlindjeve në përvjetorin e sulmit vitin e kaluar në Berlin.
Sirianët e arrestuan gjatë bastisjeve që përfshinin 500 oficerë në qytetet Kassel, Hannover, Essen dhe Leipzig, transmeton Indeksonline.
Prokurorët thonë se po komplotonin një sulm të bashkërenduar duke përdorur ‘armë dhe eksplozivë’. Ka raporte se objektivi mund të ketë qenë një treg i Krishtlindjeve në qytetin perëndimor të Essen më 19 dhjetor, por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet.
Në të njëjtën datë të vitit të kaluar, fanatiki i ISIS Tuniziani Anis Amri rrëmbeu një kamion për të vrarë 12 persona në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.
Të gjashtë të dyshuarit u identifikuan si shtetas sirianë të moshës ndërmjet 20 dhe 28 vjeç, të cilët arritën në Gjermani si azilkërkues midis dhjetorit 2014 dhe shtatorit të vitit 2015. Emrat e tyre u mbajtën në bazë të ligjeve strikte të privatësisë gjermane.
Personat të cilët thuhet se janë anëtarë të ISIS, akuzohen se kanë përgatitur një sulm me armë dhe eksplozivë në një objektiv publik në Gjermani.
Gjermania mbetet në alarm të lartë pas një viti gjakderdhjeje të lidhur me terrorin në vitin 2016./Indeksonline/