75 Mall Live Search
10:31 / E Hënë, 04 Maj 2026 / G T

Parapëlqen qëndrimin në Lyon, Endrick: Jam i lumtur këtu…!

Endrick ka dhënë sinjale të qarta për të ardhmen e tij, duke shprehur dëshirën për të qëndruar te Olympique Lyoni, ku aktualisht është i huazuar nga Real Madridi.

“Jam i lumtur këtu… Nëse duhet të rikthehem te Real Madridi, do të rikthehem, por nëse duhet të qëndroj te Lyoni, do të qëndroj”, është shprehur ai.

“Për të qenë i sinqertë, do të doja shumë të qëndroj këtu në Lyon. Ata po bëjnë gjithçka që të ndihem mirë”.

Këto deklarata vijnë pas një paraqitjeje të shkëlqyer të tij mbrëmjen e kaluar, ku Endrick realizoi gol në fitoren 4:2 të Lyonit ndaj Stade Rennais.

Sulmuesi i ri brazilian po kalon një formë shumë të mirë në Ligue-n 1, duke u bërë një nga lojtarët kyç në repartin ofensiv të Lyonit. Performancat e tij të fundit kanë rritur pritshmëritë rreth të ardhmes së tij, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Real Madrid do ta rikthejë në skuadër apo do të zgjasë qëndrimin e tij në Francë./Indeksonline/