20:24 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / Blerim

‘Parapërgatitjen’ e finales së UEFA Champions League e fiton Chelsea

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore në xhiron e 35-të në Premierligë kundër Manchester Cityt.

Blutë fituan 2 me 1 në ‘Etihad Stadium’, shkruan IndeksOnline

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Sterling në minutën e 44’të.

Rezultati i ndeshjes u barazua në pjesën e dytë me golin e shënuar nga Hakim Ziyech.

Fitoren ekipit të Thomas Tuchel ia siguroi mbrojtësi spanjoll, Marcos Alonso në minutën e 93’të.

Me fitore, Chelsea ngritët në pozitën e tretë me 64 pikë, një më shumë se Leicester City në pozitën e katërt (63)./IndeksOnline/