23:36 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Paraqitet personi i parë i infektuar nga ‘Koronavirus’ në Suedi

Një grua 20 vjeçare është personi i parë që preket nga ‘Koronavirus’ në Suedi.

Ajo kishte vizituar Kinën. Pasi ishte kthyer në shtëpin e saj në Jonkoping, 20 vjeçarja kishte filluar të mos ndjehet mirë, transmeton Indeksonline.

Pastaj, 20 vjeçarja është izoluar në spital.

“Nuk ka asnjë rrezik që dikush tjetër të jetë infektuar”, tha Malin Benger, mjeke e kontrollit të Infeksioneve.

Deri më tani me qindra mbi 200 persona kanë ndërrua jetë, kurse afro 10 mijë persona janë prekur nga ky virus./Indeksonline/