75 Mall Live Search
13:54 / E Hënë, 04 Maj 2026 / G T

Paraqitja e Messit në garën e Formula-s 1, merr vëmendje ora e tij milionëshe

Paraqitja e Lionel Messit në Miami “Grand Prix” ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare, por kësaj radhe jo për shkak të futbollit. Superylli argjentinas u vu në qendër të vëmendjes për një detaj luksoz që nuk kaloi pa u vënë re: ora e tij jashtëzakonisht e rrallë dhe e shtrenjtë.

Messi u shfaq në eventin prestigjioz të Formula-s 1 në Miami i veshur me një model ekskluziv “Rolex Cosmograph Daytona Rainbow”, një orë që konsiderohet ndër më të veçantat në botë, shkruan Indeksonline

Image

Sipas vlerësimeve të ekspertëve të tregut të luksit, ky model arrin një çmim që shkon deri në rreth 1 milion dollarë.

Prania e Lionel Messi në Miami “Grand Prix” ishte një nga momentet më të komentuara të eventit, ndërsa pamjet e tij u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në mediat globale./Indeksonline/

Image