08:22 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Parashikimi i avokatit Rrecaj për komandantët që po ftohen nga Gjykata Speciale

Avokati Tahir Rrecaj beson nëpafajësinë e ish-komandantëve të UÇK-së dhe në drejtësinë e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se gatishmëria e ish-komandantëve të UÇK-së për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës për intervistim të Prokurorit të Specializuar tregon për pafajësinë e tyre, transmeton Indeksonline

Rrecaj është shprehur i bindur se nëpërmjet këtij procesi do të vërtetohet edhe një herë pastërtia e luftës çlirimtare të Kosovës sikurse është vërtetuar nga gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Avokati Rrecaj ka treguar për “Epokëne Re” se ende nuk dihet se në çfarë cilësie është thirrur për intervistimklienti i tij, Nazif Mehmeti.