07:20 / E Hënë, 24 Janar 2022 / MSH

Parashikimi i motit

Masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë javës së fundit të muajit janar.

Këto masa do të kushtëzojnë mot të ftohtë dhe me pak reshje bore. Reshjet do të vazhdojnë edhe sot në disa zona.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës.

Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësorët, pasi që ngricat do të jen evidente.

Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetet prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme.