23:58 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / Blerim

Parashikimi i motit deri në fund të këtij muaji

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë ditëve të ardhshme në Kosovë.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me diell.

Ndërkaq ditën e nesërme, do të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.

“Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull apo mjegullinë”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

Më 26 shkurt në mëngjes përgjatë ultësirave do të ketë mundësi për mjegull ose mjegullinë. Ditën do të jetë ngrohtë, me kthjellime dhe diell.