23:01 / E Premte, 14 Maj 2021 / OSH

Parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme

15.05 – Në mëngjes kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu. Pasdite vransira dhe diell, me rrebeshe shiu dhe bubullima. Në mbrëmje më pas priten kthjellime.

16.05 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

17.05 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Herë herë me vransira kalimtare, por pa mundësi për reshje.

18.05 – Vransira dhe intervale me diell. Ditën me mundësi edhe për reshje lokale shiu.19.05 – Më freskët, pjesërisht vranët e me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit me tendencë të rritjes ditën e diel e të hënë, nga e mërkura në rënie. Minimalet luhaten nga 7C deri 10C, e të mërkurën mund të zbresin në 5C. Maksimalet deri të hënën rriten prej 18C, të shtunën, në 24C, mirëpo të mërkurën zbresin sërish në 18C.Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-10m/s, e nga dita e hënë me hove edhe deri në 15m/s.Shtypja atmosferike mbetet paksa e ulët nën vlera normale, me tendencë të rritjes nga mesi i javës së ardhshme.