23:58 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

23.01 – Kryesisht me vransira dhe erë.  Ditën edhe intervale me diell.  Pasdite dhe në mbrëmje me reshje lokale shiu.  Në vise malore me reshje bore.

24.01 – Kryesisht me vransira dhe erë.  Në perëndim të vendit me reshje shiu të cilat më vonë do të jenë më intensive, e pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu shtrihen edhe në pjesët tjera të vendit.  Në vise malore reshjet e borës do të bien me intensitet mesatar.

25.01 – Orëve të mëngjesit reshjet e shiut vazhdojnë, e do të shndërrohen edhe në borë.  Do të fryjë edhe erë mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme.  Ditën vransira dhe intervale me diell.  Kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe intervale me diell.  Pasdite dhe në mbrëmje priten sërish reshje shiu.

26.01 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me borë, që vende-vende do të bie me intensitetit mesatarë.

27.01 – Ftohtë, kryesisht vranët, herë herë me rrebeshe të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit në fundjavë mbesin të larta, e javën e ardhshme në rënie.  Minimalet zbresin nga 4C në -5C, javën e ardhshme, e maksimalet zbresin nga 10C, në 1C ditën e mërkurë.

Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga juglindja 7-14m/s, e ditën e hënë me hove edhe deri në 20m/s (72km/h).

Shtypja atmosferike deri të dielen zbret thellë nën vlera normale.