14:55 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Parashikimi i motit për pesë ditë në Kosovë

Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga verilindja.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e hënë , të martën dhe të enjten do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje duke regjistruar edhe vlera nën normalen.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s./Indeksonline/

Temat: